Rikthehet Superliga e Kosovës me ndeshjet e xhiros së dhjetë, njëherit fillon faza e dytë e kampionëve.
Janë deleguar tanimë gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave, në elitën e futbollit Kosovar. Sot (08.10.22), pritet një ndeshje interesante në Gjilan, aty ku Drita e pret Trepçën ’89.
Gjyqtar kryesor për këtë takim, është caktuar Burim Jahmurataj, me asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Në VAR do të jetë Eridon Podvorica. Në anën tjetër, Visar Kastrati është caktuar gjyqtar për ndeshjen e së dielës (09.10.22) ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit. Asistentët e tij janë Lumturije Muhadri dhe Besnik Morina, teksa në VAR do të jetë Bardh Ajeti, ndërsa kjo ndeshje do të luhet nga ora 13:00.