Jemi në përfundim të stinës së verës, në këtë periudhë kohore kur më së shumti mundohemi t’i shijojmë të mirat e saj. Por, kjo verë ishte ndryshe nga të tjerat, për shkak të pandemisë CoViD-19, kështu u shprehën edhe disa dëgjues për Radio KFOR-in:
“Jam Vlera Hasani, vera më pëlqen më shumë sepse zakonisht babi organizon udhëtime për gjithë familjen, këtë vit më së shumti jam kënaqur kur ishim në Prevallë dhe momenti më i mirë ka qenë kur atje filloi të bije shi, mirëpo babi nuk e ndali skarën, ai e mori një çadër dhe vazhdoi të përgatiste ushqimin për të gjithë.”
“Quhem Ajan Mlinaku, gjatë kësaj vere më së shumti kam kaluar kohë në Playstation me shokët, nuk kemi shkuar askund për pushime prandaj edhe kjo pjesë mbetet më e mira e kësaj vere.”
“Unë jam Berna Selmani, këtë vit nuk kemi shkuar në deti, mirëpo momenti më i mirë ka qenë në liqenin e Mitrovicës, bashkë me mamin kemi punuar anije nga letra dhe kemi bërë gara në ujë.”