Klubi letrar “De Rada” në Ferizaj, ka organizuar konkurs letrar që vjen si formë motivuese për krijuesit e rinj, deri në moshën 25 vjeç.
Konkursi letrar përkon me ‘Ditën Botërore të Poezisë’, që shënohet gjithandej botës më 21 mars, andaj klubi “De Rada”, ka ftuar të gjithë krijuesit e rinj që të dërgojnë poezitë e tyre deri me datën 19 mars dhe të garojnë për tre çmimet e para: Vendi i parë shpërblehet me 70 euro, i dyti 50 dhe i treti 30. Vlerësimi i poezive do të bëhet në format anonime nga juria profesionale, ndërsa fituesit do të shpallen tri ditë pas mbylljes së konkursit, pikërisht në ‘Ditën Botërore të Poezisë’, kur edhe do të organizohet ora letrare.