Instituti i Historisë së Auditorit, është vendi ku do të realizohet “Kosovo Slam Poetry”, që do të mbahet nesër, me datën 27 prill, nga ora 16:00 deri në orën 18:00.
Të gjithë të ineresuarit për të marr pjesë në këtë ngjarje, do të kenë mundësi të performojnë me tema të ndryshme dhe të prezantojnë poezitë e tyre. ‘Kosovo Slam Poetry’, ka për qëllim të edukoj njerëzit përmes poezisë dhe të ju mundësoj të gjithëve të shprehin talentin dhe të prezantojnë punën e tyre para publikut. ‘Slam’ është një zhanër i poezisë që kombinon elementet e poezisë, teatrit, performancës dhe tregimit.
YES Alumni Kosova, të cilët e organizojnë këtë ngjarje, ftojnë të gjithë të interesuarit në edicionin e tretë të ‘Poezisë Slam të Kosovës’, e cila mbështetet nga Organizata Joqeveritare KUSA, ku dymbëdhjetë pjesëmarrës do të interpretojnë pjesët e tyre origjinale përpara auditorit dhe jurisë profesionale. Që nga edicioni i kaluar, Shoqata e të Shurdhërve është pjesë e audiencës ku një Përkthyes i Gjuhës së Shenjave u mundëson të gjithëve kuptimin e poezive autentike.