Cunami krijohet nga një seri valësh të mëdha nënujore, që zakonisht shoqërohet me tërmete që ndodhin afër oqeaneve që shkaktohen edhe nga shpërthime vullkanike, rrëshqitje të tokës dhe aspekte të tjera. Valët e cunamit shpesh duken si mure uji dhe mund të jenë të rrezikshme me valë, që mund të vijnë çdo 5 minuta, deri në 60 minuta.
Në dhjetor të vitit 2015, ishte ‘Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara’, që caktoi datën e sotme, 5 nëntor, si ‘Ditë Botërore të Ndërgjegjësimit për Cunami’, për të rritur ndërgjegjësimin për këto dukuri të rrezikshme natyrore.
Sipas të dhënave nga ‘Kombet e Bashkuara’, deri në vitin 2030, rreth 50% e popullsisë së botës, do të jetë nën kërcënimin e përmbytjeve nga uji. Po ashtu, në 100 vitet e fundit, 58 cunami kanë vrarë më shumë se 260 mijë njerëz. Cunami më i rrezikshëm i regjistruar ndonjëherë, ndodhi në vitin 2004, në Oqeanin Indian, duke shkaktuar mbi 220 mijë viktima në njerëz, në 14 vende përreth këtij oqeani.