Kinemaja më e madhe në vend po vazhdon që të sjell premiera botërore dhe të befasojë audiencën edhe me shpërblime. Më 24 shkurt, me rastin e shfaqjes së premierës së super-komedisë ‘Jackass Forever’, Cineplexx organizon edhe ngjarjen “Comedy Night” në kuadër të së cilës do të ketë shpërblime për gratë dhe burrat.
“Comedy Night” do të fillojë nga ora 18:00, në të dyja kinematë e Cineplexx-it, në Prishtinë dhe Prizren.
Biletat për ‘Jackass Forever’ tashmë janë në shitje dhe mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOs dhe android) apo në kinema nga ora 15:00. Oraret e filmit në fjalë dhe të gjithë filmave të tjerë, mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.