Cineplexx si çdo herë edhe këtë javë ka pasuruar programin me premiera botërore. Të gjithë fansat e filmave fanta-shkencë, që nga nesër (03.02.22), do të kenë mundësi të shijojnë premierën e filmit Moonfall.
Premiera në fjalë përmban një ngjarje shumë interesante që i dërgon aktorët në një mision shpëtimi, pasi një forcë misterioze rrezikon jetën në Tokë. Ky film përbëhet nga një kast i mrekullueshëm i aktorëve, ku në role kryesore do ti shihni edhe Halle Berry dhe Patrick Wilson.
Biletat mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS apo në kinema nga ora 12:30. Për oraret e filmave mund të njoftoheni përmes aplikacionit të kinemasë Cineplexx KS apo faqes online www.cineplexx-ks.eu