Cineplexx po vazhdon që të jetë adresa e parë e premierave botërore. Filmi, që vetëm ditën e djeshme ka pasur premierën në SHBA, nga nesër është pjesë e programit të filmave që shfaqen në Cinpelexx . Është fjala për filmin e zhanrit aksion/triler, “Bullet Train” ku rolin kryesor e ka aktori i famshëm Brad Pitt. Bashkë me premierën e filmit, Cineplexx organizon edhe ‘Action Night’ në kuadër të së cilës ngjarje, nesër, e mërkurë, nga ora 20:00 në të dyja kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, do të ketë shumë shpërblime për të pranishmit si:
Ne Prishtine:
5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar Fitness
3x Anëtarësi 1 vjeçare me 50 fishekë nga Reload Shooting Range
3x Gift Cards për spa për çifte në Four Points by Sheraton Prishtina City nga Marigona Hill
2x Parfuma Diesel nga EBC Cosmetics
Ne Prizren:
5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar Fitness
3x Anëtarësi 1 vjeçare me 50 fishekë nga Poligoni Iliria 2
2x parfuma Diesel nga EBC Cosmetics
“Bullet Train” është fili më i ri i kinematografisë botërore i cili e gjen personazhin Ladybug (Brad Pitt) të largohet nga stili i tij i jetës si një vrasës, mirëpo ai duhet të rikthehet për një mision të fundit. Ai futet në një tren të shpejtë nga Tokyo në Kyoto për të marr një çantë. Problemi është se në tren gjenden vrasës të tjerë që do të luftojnë deri në vdekje për të njëjtin objekt. Filmi është me regji nga regjisori i “Deadpool 2”, David Leitch dhe aktorët kryesor përkrahë Brad Pitt janë Sandra Bullock, Joey King, Aaron Taylor Johnson dhe Brian Tyree Henry.
Biletat për “Bullet Train” tashmë janë në shitje edhe mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOs dhe android) apo në kinema nga ora 14:30. Oraret e filmit mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.