Kinemaja më e frekuentuar në vend Cineplexx, këtë të diel (03.04.22), do të organizojë ngjarjen familjare ‘Dita e Familjes’, me shfaqjen e filmit të animuar ‘Sonic The Hedgehog 2’.
Kësaj radhe ‘Dita e Familjes’, do të organizohet këtë fundjavë vetëm në kinemanë Cineplexx në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:30, ku do të ketë edhe shumë shpërblime dhe aktivitete për pjesëmarrësit e këtij eventi.
Sa i përket informacioneve rreth biletave për ‘Ditën e Familjes’, ato tashmë janë në shitje, ndërsa për oraret e të gjithë filmave që shfaqen në Cineplexx, të interesuarit mund të njoftohen duke vizituar faqen www.cineplexx-ks.eu apo përmes aplikacionit të Cineplexx, të cilin mund ta shkarkoni falas.