Edhe muaji shtatorë do të freskohet me evente të ndryshme kulturore, ku Radio KFOR-i do të ndaj me ju disa nga këto ngjarje:
– Më 12 shtator, Kori i Filharmonisë së Kosovës me dirigjent Memli Kelmendi, do të performojnë në Kishën Katolike “Shën Ndou”, në Prishtinë, teksa me 14 shtator do të jetë i pranishëm në Kishën Katolike, “Shën Katerina” në Pejë.
– ‘Street Party Prishtina’ do të organizoj edicionin e katërt me radhë, që është shtyrë për datën 16 shtator dhe pritet të mbahet në lokacionin e ri, në rrugën “George Bush”, tek Katedralja. Tema e këtij edicioni është “Për qytetin tonë!”, e cila njihet si festë e krijimtarisë, artit dhe muzikës në Prishtinë.
– ‘Festivali i Filmit Kino Kosova’ ka njoftuar për rikthimin e tij të shumëpritur për të katërtin vit radhazi, për të shfaqur filmat më të mirë nga Kosova dhe diaspora, që do të nis nga data 20 shtator deri më 24 shtator në Bernë. Përveç shfaqjeve, festivali do të ofrojë edhe një ekspozitë artistike të artistit të njohur nga Prishtina Jakup Ferri, do të ketë panel diskutimi, koncert me Edona Vatocin nga Prishtina dhe një DJ set.
– Ky vit do të njihet padyshim si vit i festivaleve, e ai radhës do të jetë edhe ‘Beer Fest Gjakova, që vjen me shumë stil, përgjatë datave 8, 9 dhe 10 shtator, në Parkun e qytetit, në Gjakovë.