Edhe në prag të përfundimit të muajit më të shkurtër të vitit, ngjarjet dhe aktivitetet kulturore po vazhdojnë të shoqërojnë vendin tonë dhe të gjithë artdashësit. Dhe me këtë rast, Radio KFOR-i vjen me ciceronin kulturor, për të ju ndihmuar me planet që do ti bëni për të përcjellë ngjarje kulturore në vend:
– Në “Book Launch & Fun for Children” në kuadër të “Planet Defenders”, do të prezantohen katër libra të mrekullueshëm për fëmijë që do ta shndërrojnë mësimin për të pranishmit, në një aventurë! Nga ora 11:00, të mërkurën e 28 shkurtit, fëmijët do të kenë mundësi të dëgjojnë një lexim interaktiv nga autori dhe aktorë për fëmijë, të mësojnë për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, ndryshimet klimatike, ndotjen e ajrit e riciklimin si dhe të bëhen pjesë e ngjarjes me pyetjet e tyre dhe përshtypjet mbi rrëfimet e lexuara.
– Për të përmbyllur projektin e përkrahur nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës mbi ofrimin e shërbimeve të terapisë së muzikës & artit, organizata ‘Zë – Qendra Logopedike për Trajtim dhe Hulumtim’ do të sjellë ekspozitën “Sot & Nesër”. Në këtë ekspozitë do të paraqiten gjithsej 16 punime. Hapja zyrtare e ekspozitës do të mbahet në hapësirën e Lapidariumit të Muzeut të Kosovës më 26 shkurt. Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe në datat 27 & 28 shkurt, nga ora 10:30 deri në 19:30
– Festivali më i madh i pianos në vendin tonë ‘Chopin Piano Fest’, ka publikuar datat se kur do të organizohet edicioni i sivjetmë. Hapja e festivalit do të bëhet më 9 maj, me fillim prej orës 20:00, ku do të zgjasë për plotë 1 muaj, me shumë pjesëmarrës pianist dhe figura të rëndësishme të muzikës klasike. Edhe këtë vit ‘Chopin Piano Fest’, do të zë vend në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare të Prishtinës dhe do të dhuroj magji mes talentëve dhe maestrove nga muzika klasike.