Gjatë ditëve në vijim, vendi ynë do të jetë mikpritëse e shumë ngjarjeve kulturore, ku Radio KFOR ju sjellë disa prej tyre:
Këtë javë është hapur edicioni i 10-të i “Javës së të Drejtave të Njeriut”, nën sloganin “E Drejta Jem, Jo Mendimi Yt Personal”. Edicioni fillon sot, me 6 dhjetor dhe do të zgjasë deri , të dielën me 10 dhjetor. Ky edicion i Javës së të Drejtave të Njeriut sjell vëmendjen tek parimet e të drejtave të njeriut, si një tërësi e të drejtave të patjetërsueshme dhe universale.
Së fundmi, skena teatrale ka publikuar programin e teatrit për muajin dhjetor. “Club Albania” me regji të Fatos Berishës është dhënë me datat 1 dhe 2 dhjetor, përderisa shfaqja “Gratë” zurri vend me datën 5 dhe do të shfaqet edhe nesër me 7 dhjetor. Për orarin e shfaqjeve, mund të drejtoheni edhe në faqen e Teatrit Kombëtar të Kosovës në rrjete sociale.
Me datën 11 dhjetor, në teatrin e Gostivarit, do të jepet premiera e shfaqjes komedi “Çifti i hapur” nga Sulejman Rushiti. Për të gjithë ju që keni plane në Maqedoninë e Veriut, mund ta shikoni shfaqjen në teatrin e Gostivarit, me fillim prej orës 19:00.
Duket që kjo javë dhe javët në vazhdim janë shumë të pasura me shfaqje teatrale që do të na argëtojnë në këto ditë të ftohta. Në datën 10 dhjetor, në qytetin e Ferizajt, do të vij premiera “Koftë kismet”, e punuar nga Valdrin Osmani dhe Taki Beqiri. Kjo shfaqje e zhanrit komedi vjen në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu” me fillim prej orës 20:00.