Krijuesit e modës në Kopenhagën, Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris, të gjithë e kanë ndjerë atë dëshirën për një jetë më të mirë me stil përplot me ngjyra. Dizajnerët janë fokusuar në tendencat të thjeshta këtë sezonë, kryesisht të bazuara në stilin e viteve të 90-ta, që vazhdon të tërheqë vëmendjen në pothuajse të gjitha platformat sociale, por me lehtësimin e kufizimeve dhe një vezullim drite në fund të tunelit, që po hap edhe drejtime më të ndryshme stili. Janë të gjitha funde të thjeshta, madje edhe jelek më të thjeshtë, pantallona të thjeshta dhe grim pakëz më të theksuar.
Kur fillon të ftohtit, veshja të cilën e kemi të pashmangshme, është padyshim palltoja, e cila mund të jetë elegante apo edhe e përditshme. Ndërsa ngjyrat e ndezura shpesh lidhen me verën dhe tonet më të errëta me muajt e vjeshtës dhe dimrit, por më nuk duhet të jetë kështu. Për koleksionin vjeshtë-dimër 2022, markat e njohura botërore treguan se si ngjyrat e ndezura mund të transformojnë veshjet dimërore, duke sjellë diellin me vete, ndërsa ditët bëhen më të shkurtra. Qoftë xhaketa rozë e apo palltoja ngjyrë vjollce të kombinuara me veshje klasike të dimrit, kanë mbërritën me ngjyra të ndezura për të siguruar një dozë dopamine në ditët më të ftohta.