Canberra është kryeqytet i Australisë, që ka një shtrirje prej 280 km katrorë, duke qenë e kufizuar me qytetin e Sidney dhe Melbourne. Brenda qytetit ka shumë atraksione që do të donit ti provoni, sepse është një qytet shumë energjik me një popullsi prej 500 mijë banorësh.
Një ndër vendet e para që duhen vizituat është patjetër Liqeni Burley Griffin, ky vend ofron një pamje mahnitëse e gjithashtu shfrytëzohet si park për vrapim dhe çiklizëm. Kur jemi tek parku nuk duhet shmangur edhe National Zoo and Aquarium, kopshti zoologjik që iu ofron mundësinë të shihni nga afër botën shtazore që është mjaft e pasur në kontinentin Australian.
Canberra është shtëpi për të gjithë, përveç pasurive natyrore, në këtë qytet nuk mungon as zhvillimi teknologjik, madje pikërisht në këtë qytet gjendet edhe një ndër bazat e famshme të NASA’s, “Canberra Deep Space Communication Complex”. Është gjithashtu vend i njohur për përpunimin e verës, ku mund të gjeni më shumë se 30 punëtori të tilla.
Nëse do ta vizitoni ndonjëherë këtë qytet, mos u largoni pa provuar edhe fluturimin me balonën me helium, një ndjenjë që nuk do ta harroni kurrë dhe një përvojë që mund ta shijoni vetëm në qytetin Canberra, kryeqytetin Australian.