Në Britani të Madhe, sot (21 prill), festohet “Dita Kombëtare e Çajit” e themeluar në vitin 2016, për nder të ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Të përbërë jo vetëm nga varietete bimore, frutash, të zeza, të bardha dhe jeshile, konsumimi i çajit është një lloj tradite në shumë vende në mbarë botën, e posaçërisht në Britani të Madhe.
Slogani i “Ditës Kombëtare të Çajit” për këtë vit (2022), është “Përgatit më shumë!” për të frymëzuar momente të veçanta dhe të ngrohta me çaj.