Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, 2 maji i është rezervuar shënimit të “Ditës Botërore të Tunës”. Kjo ditë, ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e peshkut tuna si dhe promovimin e praktikave më të qëndrueshme të peshkimit.
Bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara, më shumë se 80 vende të botës varen pikërisht nga peshkimi i tunës dhe kapacitetet tyre, janë vazhidmisht në rritje. Këto vende varen nga burimet e tunës për sigurinë ushqimore, zhvillimin ekonomik, punësimin, jetesën, kulturën, etj.
Sa i përket historikut të shpalljes së 2 majit si “Ditë Botërore të Tunës”, kjo ditë u votua zyrtarisht nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 2016.