Dita e sotme, 22 prilli, mëton të ndërgjegjësoj njerëzit më shumë për natyrën dhe vlerën e saj, në ‘Ditën Botërore të Nënës Natyrë’.
Për nder të ditës së sotme edhe në Kosovë do të organizohen disa aktivitete, të mbështetura nga Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes aktivitetit ‘Up to Youth’. Në lidhje me zhvillimin e këtyre aktiviteteve, në njoftimin dërguar Radio KFOR-it, ndër të tjera thuhet: “Kemi disa aktivitete; 1. challenge në social media ‘to save water’, mbjelljen e pemëve në rajonin e Klinës. Bashkë me komunitetin serb kemi organizuar një aktivitet, ku të rinjtë u demonstrojnë fëmijëve se si bëhet riciklimi në oborret e tyre. Kampanja titullohet #naleqeshmen #pikeperpike, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për kursimin e ujit. Po ashtu do të shpërndahet një video challenge në social media të USAID-it”.
‘Dita e Tokës’ u miratua në vitin 1969, në një Konferencë të UNESCO-s, në San Francisko, pas një dekade protestash lokale për ndotjen e ajrit dhe ujit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Termi “Nëna Natyrë” përdoret nga të gjithë, sepse pasqyron ndërvarësinë që ekziston midis qenieve njerëzore, specieve të tjera të gjalla dhe planetit, në të cilin të gjithë jetojmë.