Kjo e Diel (3 mars) do të jetë fantastike për adhuruesit e muzikës klasike, ku në Sallën e Kuqe, në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë do të performojnë muzicientë të njohur si: Arvo Part, Paul Creston, Leonard Bernstein, Dardan Gjinolli (saksafon), nën dirigjimin e Gregory Charette.
Biletat falas për koncertin e lartpërmendur mund të tërhiqen sot (27 shkurt), nesër si dhe më datën 1 mars, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, në objektin e Filharmonisë së Kosovës (Rr. Sulejman Vokshi Nr. 19 – prapa Ministrisë së Kulturës). Një person nuk mund të tërheq më shumë se dy bileta.