‘DAM Fest’ në bashkëpunim me ‘MENZA Ramiz Sadiku’, me datën 1 mars nga ora 20:30, organizojnë ngjarjen e cila i paraprin festivalit të sivjetmë me dy artistët Agona Shporta dhe Ilir Bajri, koncert ky i cili do të mbahet në ‘Menza Ramiz Sadiku’. Mes Ballkanit dhe Lindjes së Mesme, Indisë e xhaz standardeve amerikane, muzika e Agonës sjell një kombinim të pasur dhe të shumëllojshëm të tingujve dhe kulturave, përmes një zëri dhe interpretimi autentik. Edicioni i 14-të i ‘DAM Fest’, këtë vit mbahet nga data 26 mars deri më 31 mars.