On Records po vazhdon të sjellë yje të reja në skenën muzikore të vendit tonë. Prurjet më të reja të kësaj kompanie janë Benita, një rap artiste shumë premtuese dhe këngëtarin Pitt, po ashtu një rap artist me një stil më ndryshe nga ajo që kemi parë deri më tani në këtë industri.
Së fundmi Benita dhe Pitt bashkë me artisten tjetër të kësaj kompanie, Eandën, kanë sjellë projektin më të ri me titull “Tsunami”. Si u krijua kjo këngë dhe çfarë presin nga e ardhmja na tregojnë vetë protagonistët e kësaj kënge Benita, Pitt dhe Eanda:
– “Përshëndetje për të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it, unë jam Benita, pjesë e labelit On Records, sapo kam lansuar projektin tim të parë në bashkpunim me artistët Pitt dhe Eanda, shpresoj që do të iu pëlqej.”
– Pitt në anën tjetër u tregua shumë optimist sa i përket të ardhmes në muzikë: “Projektin Tsunami mund ta gjeni në Youtube, në kanalin zyrtar të Zzapp&Chriss, shpresoj që do të iu pëlqejë dhe ju premtoj që nuk do të ndalemi duke sjellë këngë të reja në treg”, tha Pitt për Radio KFOR-in.
– Artistja Eanda, pjesë e këtij projekti, për Radio KFOR-in foli gjithashtu: “Projekti Tsunami është projekti im i dytë me kompaninë On Records, kësaj radhe vjen si bashkpunim me Pitt-in dhe Beniten. Ky projekt për fat të mirë është pëlqyer shumë dhe kjo na jep motiv që me punu edhe më shumë në këngët e radhës. ”