“Një dhomë pa libra, si një trup pa shpirt”, kështu thoshte Ciceroni qëmoti, mirëpo në këtë kohë të zhvillimit të teknologjive të reja, ju mund të lexoni libra online, në bazë të autorëve ose në bazë të librave më të vlerësuar nga lexuesit. Librin që e preferon, mund ta kesh virtualisht kudo me vete, online përmes internetit.
Në vazhdim, Radio KFOR-i ju rekomandon disa faqe të intenetit, ku edhe ju mund të bëheni pjesë e lexuesve të librarive online:
Read Print – është një bibliotekë falas, online, ku ju mund të gjeni mijëra libra falas për të lexuar, nga klasika në science fiction e deri te Shakespiri.
ManyBooks – është një nga burimet më të mira për libra falas në një shumëllojshmëri formatesh të shkarkimeve që mund të gjeni në këtë faqe.
Librivox.org – është një ëndërr e vërtetë për dashamirët e audiobook (Audio librave). Të gjitha librat edhe këtu janë absolutisht falas.
Authorama.com – përmban një përzgjedhje të mirë të librave të shkruar në HTML dhe XHTML, që në thelb do të thotë se ato janë në format të lexueshëm më lehtë, që nuk ti dëmtojnë sytë.
Scribd – ofron një koleksion magjepsës të të gjitha llojeve të materialeve të leximit: prezantime, libra shkollorë, lexime popullore dhe shumë më tepër, të gjitha të organizuara sipas temës.
Wikibooks – është një koleksion i hapur i (kryesisht) teksteve shkollore.
Slideshare – është një forum në internet ku çdokush mund të ngarkoj një prezantim digjital në çdo subjekt. Miliona njerëz përdorin ‘Slideshare’ për kërkime, për shkëmbime apo ndarje të e ideve dhe për të mësuar rreth teknologjive të reja.