‘Dita Botërore e Baletit’, është një festë vjetore e baletit e cila organizohet që nga viti 2014 në javën e parë të muajit tetor. Baleti konsiderohet njëri nga artet e bukura klasike që kërkon përkushtim, kohë dhe dashuri të madhe si dhe teknika të veçanta për ta praktikuar.
Balerinët zakonisht fillojnë trajnimin në mes moshave 2 deri në 4 vjet nëse dëshirojnë të ndjekin këtë vallëzim në mënyrë profesionale.
Në Kosovë njëra ndër balerinat e para Sabrije Spahiu, tregoi për rrugëtimin e saj me sfida të shumta dhe paragjykimet nga shoqëria, për zgjedhjen e këtij profesioni, asokohe në fundin e viteve 70-ta, kur përfundoi ‘Akademinë e Baletit dhe Operas’, në Shkup, e cila për Radio KFOR-in tregoi për dashurinë e madhe për këtë profesion dhe përcjelljen e përvojës së saj tek më të vegjëlit:
“Kënaqësia më e madhe për mua është të punoj me fëmijët, të përcjellë mësimet dhe praktikën time në profesionin e tyre të ardhshëm dhe t’i ndihmoj ata në rrugëtimin e tyre profesional”, tregoi Spahiu.
Këtë vit (2018), kompani të mëdha të baletit këtë ditë do ta festojnë duke publikuar nga një video duke vallëzuar. Qoftë në plazh, në studio, ose në dhomën tuaj të gjumit, gjithçka që kërkohet për ‘Ditën Botërore të Baletit’, është që të tregoni ku jeni duke kërcyer, të ndani atë video me të tjerët dhe do të jeni pjesë e ‘Ditës Botërore të Baletit’.