Këngëtarja e mirënjohur botërore Bebe Rexha, rrëmbeu sërish një çmim nga dy kategori sa ishte e nominuar, për krijimtarinë e saj muzikore në ngjarjen e madhe muzikore ‘Billboard Music Award’, e cila u mbajt mbrëmë (01.05.19), në Grand Garden Arena, në Las Vegas të Nevadas, në SHBA.
Ylli i muzikës pop, mori çmimin ‘Top country song’, për këngën ‘Meant to be’ në bashkëpunim me Florida Georgia Line. Bebe ishte e nominuar edhe në kategorinë Top Radio Song, por çmimi u rrëmbye nga Cardi B dhe Maroon 5 me këngën ‘Girls like you’. Në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve, reperi Drake ka thyer rekordin për numrin e çmimeve të marra në ‘Billboard Music Awards’, ku ka rrëmbeu gjithësej 12 trofe në këtë ngjarje të rëndësishme të indusrisë mzuikore. Drake fitoi çmimin më të madh të mbrëmjes, atë të ‘Artistit më të mirë’, duke mundur Cardi B, Ariana Grande, Post Malone dhe Travis Scott, ndërsa Ariana Grande fitoi me çmimin ‘Top female artist’.