Misioni i OSBE-së në Kosovë, është në proces të përzgjedhjes së trajnuesve dhe ligjëruesve të rinj, të moshave nga 18 deri në 30 vjeç, të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e Grupit të Trajnuesve në Dispozicion (GTD), të OSBE-së. GTD është një grup trajnuesish të zgjedhur, të rinj me përvojë në arsim joformal dhe mësimnxënie ndërkulturore, të cilët mund të ofrojnë trajnime ad-hoc në aktivitete rinore, të organizuara në kuadër të OSBE-së dhe jashtë saj.
Synim i GTD-së është mbështetja e një grupi bërthamë të trajnuesve të rinj në realizimin e nismave edukative për të drejtat e njeriut në komunitetet e tyre në mbarë Kosovën, duke kontribuar kështu në fuqizimin e të rinjve, që të bëhen akterë aktivë të ndryshimeve shoqërore në komunitetet e tyre
Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e Grupit të Trajnuesve, apo për ti parë kriteret të cilat duhet të përmbushen për t’u bërë pjesë e GTD-së, mund të plotësoni aplikacionin në Google në vijim, deri më 15 tetor, 2021: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdciUtKToMZj1_KO9XPgsYw5nW3WmJAZ2WRBoVdkM9MhRzUCA/viewform
Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë, Leman Selimi, përmes e-mailit Leman.Selimi@osce.org .