Sot (17.08.23), është orari i zhvillimit të ndeshjes së dytë, të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës mes Ballkanit dhe Lincoln Red Imps nga Gjibraltari. Pas fitores në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 2-0, tani është radha për ndeshjen kthyese. Takimi i sotëm është paraparë të fillojë nga ora 18:00 dhe do të na mësoj me fituesin e këtij raundi.
Në raundin tjetër, atë të “Play-Off”-it, fituesi i kësaj ndeshje do të ndeshet me humbësin e takimit mes Breidablik-Zrinjski.