Organizimi kryesor i fundvitit edhe këtë vit do të jetë i mbushur me aktivitete zbavitëse, ku qytetarët që ende nuk kanë vendosur se ku të presin ndërrimin e moteve, e kanë edhe një opsion më shumë, sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë. Komuna e Prishtinës ka publikuar të gjithë emrat e yjeve që do të argëtojnë të pranishmit në natën e ndërrimit të moteve, më datën 31.12.18.
Në ndërrimin e moteve, me datën 31 dhjetor, nga ora 22:00 e deri pas orës 2 të mëngjesit, pjesëtarë të njohur të skenës muzikore, si Ledri Vula, Lumi B, Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Flaka Krelani & Band, Yll Limani, Funk Off & Friends, Xuxi, GMBL, Ylli Megi dhe James, do të performojnë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kuadër të aktiviteteve “Prite n’shesh”. Përmes faqes zyrtare të komunës, bëhet e ditur se deri më datën 31 djetor 2018, çdo natë do të ketë përformanca muzikore të artistëve të ndryshëm.
Më poshtë lajmit mund të njiheni me programin e organizuar nga Komuna e Prishtinës deri në fundvit:
E mërkurë, 26 Dhjetor
20:00h
Art Lokaj & Labinot Avdiu
E enjte, 27 Dhjetor
20:00h
Flaka Krelani & Band
E premte, 28 Dhjetor
20:00h
Gent Malazogu & Albin Kllokoqi
Unplugged Christmas Songs
E shtunë, 29 Dhjetor
20:00h
Prishtina Brass
E diele, 30 Dhjetor
20:00h
Nesim Maxhuni
Homecoming
E hënë, 31 Dhjetor
22:00h
Ledri Vula
Lumi B
Dren Abazi & Zig Zag Orchestra
Flaka Krelani & Band
Yll Limani
Funk Off & Friends
Xuxi
GMBL
Ylli Megi &
James