Festivali ‘Sunny Hill Tirana’, do të jetë nikoqir i shumë artistëve me famë, të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Njëra ndër rock grupet më të njohura shqiptare Asgjë Sikur Dielli, vetëm se e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë festival.
“Nuk ka asgjë më të mirë se dielli, gjithsesi jemi të lumtur që do të kemi grupin Asgjë Sikur Dielli, në Tiranë”, thuhet në postimin e ‘Sunny Hill Tirana’.
Festivali në fjalë, i cili për herë të parë po mbahet në Tiranë, do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 gusht, 2022.