Peter Gene Hernandez, i njohur ndryshe si Bruno Mars është këngëtar Amerikan, kantautor, producent, muzikant dhe valltar. Para se të bëhej i famshëm, Bruno Mars, shkruante këngë për artistë të tjerë të famshëm. Një ndër idhujt e tij më të mëdhenj ishte Michael Jackson, nga i cili është inspiruar shumë prandaj Bruno nuk është vetëm këngëtar, ai luan në bateri, tastierë, bass dhe kitarë.
Kënga e tij e parë titullohet ‘I Love you’ dhe kjo tregon më se miri për personalitetin e tij të dashur.
Në muzikë ka fituar më shumë se 41 çmime prestigjioze, duke u bërë kështu njëri ndër artistët më të spikatur të shekullit 21. Ndër to ai ka fituar edhe 6 çmime Grammy, kurse ka qenë i nominuar edhe në 14 kategori të tjera.