Në datat 6 dhe 7 nëntor, do të mbahet edicioni i tetë me radhë i Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës “Vihuela Guitar Fest 2020″. Ky festival që ka karakter ndërkombëtar, vjen më i limituar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e ‘CoViD-19’. Të ftuar special janë kitaristja nga Serbia, Amalia Miler dhe kitaristi nga Shqipëria, Denis Bizhga, kështu tregoi për Radio KFOR-in drejtori i “Vihuela Guitar Fest 2020″, Naser Dula: “Sivjet për shkak të situatës pandemike edhe të ftuarit i kemi në numër të limituar. Nga Beogradi është Amalia Miler, e cila është kitariste shumë e njohur dhe do të jetë si solo kitariste në natën e parë të festivalit, së bashku me kitaristin nga Tirana Denis Bizhga, i cili është profesor i muzikës. Festivali do të fillojë të premten me datë 6 nëntor, në ora 18:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, për arsye se ka një sallë shumë të mirë akustike, ndërsa numri i pjesëmarrësve në audience do të jetë i kufizuar në 30% të hapësirës apo do t’i kemi rreth 30 mysafirë.”
Përkrahës të “Vihuela Guitar Fest 2020″ janë Minsitria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës, ndërsa sponsor medial është RTK.