I zhvilluar në shekullin XIX, “Alfabeti Braill” vazhdon të jetë edhe sot, një mjet i pazëvendësueshëm për arsimim e integrim, për personat e verbër ose me shikim të dobët. Përmes tij, fëmijët dhe të rriturit në mbarë botën kanë mundësi të studiojnë, të lexojnë libra, të orientohen në hapësira publike dhe të përdorin teknologji të përshtatur për ta. Prandaj, data e sotme 4 janar, i kushtohet “Ditës Botërore te Afabetit Braill” duke shërbyer si një kujtesë e fortë se qasja në informacion është një e drejtë themelore për të gjithë.
Shumë institucione arsimore dhe organizata ndërkombëtare e promovojnë këtë ditë duke theksuar se përfshirja e vërtetë nënkupton mundësinë e barabartë, për të marrë informacion në çdo format.
Teknologjitë moderne gjithashtu kanë zgjeruar përdorimin e Braill-it, duke e integruar në pajisje të mençura, tastiera të posaçme, ekran Braill dhe platforma edukative, duke kontribuar në rritjen e pavarësisë dhe cilësisë së jetës për komunitetin e personave me aftësi të kufizuara vizuale.
Drita e dijes duhet të jetë e qasshme për secilin prej nesh, prandaj le të ndërtojmë një botë ku çdo zë dëgjohet dhe çdo mendje ka mundësi të mësojë, të krijojë dhe të shkëlqejë.







