Që ndërrimi i mot moteve të ketë kuptimin e tij festiv dhe që juve, të dashur dëgjues të jua ngrohim zemrat me argëtim e relaksim, Radio KFOR-i ka menduar që këtë ditë ta bëjë sa më festive, me një edicion special festiv që ju pret me datën 31 dhjetor. Përveç emisioneve të njëpasnjëshme festive në Radio KFOR, befasia më e këndshme për ju, do të jetë performanca LIVE e kolegut tonë Ard Gashi, i cili gjatë gjithë vitit ju ka shoqëruar në cilësinë e moderatorit, por kësaj here ai do të jetë argëtuesi i momenteve tuaja festive, me repertoar të pasur këngësh LIVE, që ka përgatitur enkas për ju, së bashku me mikun e tij artistin, Mirdon Pacolli.
Këtë performancë të Ardit, do të mund ta ndiqni nga ora 10:00-11:00, pas emisionit festiv të mëngjesit, që po ashtu do të transmetohet LIVE edhe në rrjetet sociale të Radio KFOR-it, në Facebook dhe Instagram.
Theksojmë se Ardi dhe Mirdoni, tashmë janë një dyshe e pandarë dhe shumë funksionale, që me performancat e tyre të mrekullueshme po argëtojnë shumë dashamirë të muzikës së tyre nëpër klube të ndryshme, në gjithë Kosovën.