Kujdesi për natyrën, për hapësirën ku jetojmë është jo vetëm kulturë por edhe investim në shëndetin tonë. Nëse mirëmbajmë vendin ku jetojmë, ne jo vetëm që kemi krijuar një peizazh më të bukur, por kemi kontribuar në një mjedis të sigurt edhe për brezat e rinj.
Në vendin tonë kemi probleme të shumta me mbeturinat, si pasojë e hedhjes së pandërgjegjshme të tyre, por për fat të mirë në vitet e fundit kemi përmirësim të kësaj situate, falë kompanive që mirëmbajnë ambientin, Zëdhënësja e kompanisë regjionale “Pastrimi”, Arbnora Ademi në një intervistë për Radio KFOR-in, tregoi më shumë rreth punës së kësaj kompanie: “Fatkeqësisht ende vetëdijesimi i qytetarëve nuk është në nivelin e duhur, megjithatë ka përmirësim nga vitet e kaluara, dhe pse jo jemi duke aspiruar drejt qyteteve të Bashkimit Evropian. Aktivitetet e kompanisë sonë realizohen në 365 ditë, brenda një viti. Gjithsesi në sezonin pranveror dallojnë aktivitetet, sepse bëhen renovime të ndryshme dhe si rrjedhojë shtohet sasia e mbeturinave, por që nuk ndryshon shumë nga puna jonë e përditshme.”
Për një shëndet të mirë, kujdesuni për një ambient të pastër!