“Dita Botërore e Alfabetit Braille”, çdo vit shënohet me datën 4 janar, e shpallur nga Kombet e Bashkuara për të nderuar lindjen e z. Louis Braille, shpikësit të alfabetit Braille si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e alfabetit braille.
Kjo ditë ka për qëllim të edukojë publikun dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e alfabetit braille në jetën e personave të verbër ose me pamje të kufizuar. Braille është një mjet i rëndësishëm që i mundëson individëve me paaftësi vizuale, të lexojnë dhe të shkruajnë.
Dita e sotme, përkujton kontributin e jashtëzakonshëm të z. Louis Braille, për zhvillimin e një sistemi të leximit dhe shkrimit që është përdorur dhe vazhdon të përdoret edhe në ditët e sotme nga miliona njerëz, në të gjithë botën.
Alfabeti braille, është një mjet i fuqishëm që mundëson përfshirjen sociale dhe pavarësinë e individëve me paaftësi vizuale, duke i ndihmuar ata të marrin pjesë aktivisht në jetën e përditshme.







