BREfest dhe GAIA Kosovo këtë të diele, me datën 5 gusht po ndërrmarin aksion për pastrimin e ambientit në malet e Sharrit.
“Të mbledhim dhe të kombinojmë energjionë tonë, përpjekjet dhe vullnetin e mirë për të liruar malet tona nga tonelatat e mbeturivane plastike, që janë përhapur gjithandej nëpër kodra, lumenjë e pyje”, thuhet në ftesën për të ju bashkangjitur kësaj nisme ambientale.
Aksioni i pastrimit, siç kanë bërë të ditur organizatorët do të jetë ndërkombëtar ku do të marrin pjesë edhe vullnetarë nga Shqipëria, Maqedonia Veriore, Serbia, Kroacia, Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Gjermania, Finlanda, Rusia , Lituania dhe Bulgaria.
Prandaj nëse jeni nga ata persona që e dashurojnë terrenin malor, keni mundësi t’i bashkoheni kësaj nisme madhore ambientaliste.
Aksioni i pastrimit fillon në orë 11:00 tek “Domi Kameni”, në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Aksioni i pastrimit është një nga aktivitetet që po organizohet para “BREfest 2.0 – Sharri është më shumë se bore”. BREfest më pas, do të mbahet nga data 10 deri më 12 gusht.
Për më shumë informacione rreth këtyre aktiviteteve, mund të klikoni në vegzën e bashkangjitur më poshtë: