“Diçka e re po vjen, a jeni gati!”, ky ishte mbishkrimi që këngëtarja e njohur Genta Ismajli, kishte shkruar në instagramin e saj.
Jo vetëm ky mbishkrim, por më poshtë fotos, ajo ka publikuar edhe një fragment të shkurtër të këngës.
Videoklipi i fundit i këngëtares është “Zemra Thyhet”, e cila u publikuar më datën 7 Prill 2018.
Muzika e këngës së saj të fundit, është punuar nga Nexhat Mujovi (Wirusi), teksti është shkruar nga Fatmir Muja, për orkestrimin është kujdesur Nexhat Mujovi (Wirusi), ndërsa video-klipi u prodhua nga MAX Production.
Sa i përket këngës së re ‘Papi’, Genta ende nuk ka dhënë detaje se kur do të publikohet zyrtarisht në treg.