Është koha për ringjalljen e Prishtinës me Prishtina Music Conference (PMC III) dhe RAVE Festival! Takoni ekspertët tuaj të preferuar të industrisë së muzikës që vijnë nga vendi e bota, për të ndarë ekspertizën e tyre me artistë dhe entuziastë të muzikës, me datat 3 dhe 4 nëntor, në Kino Armata.
Nga violinisti i njohur Visar Kuçi, artistja e madhe Eda Zari, perkusionisti me famë botërore Rhani Krija e deri te drejtuesja e njohur e biznesit muzikor Elena Ora, që e shtyu Rita Orën në top listat muzikore botërore, Prishtina Music Conference është e mbushur me dy ditë aktivitete dhe diskutime.
Pjesë e PMC III, do të jenë edhe organizatat tjera, si Fondacioni17 me prezantimin e tyre në Artin Bashkëkohor dhe me një VR tour, Festakordet me arkivin e tyre të Akordeve të Kosovës dhe OSCE me panel diskutimin mbi inkluzivitetin në art, pjesë e të cilit janë regjisori i njohur Fatos Berisha dhe këngëtarja jonë e dashur Eliza Hoxha.
Prishtina Music Conference do të përmbyllet me RAVE Festival, që fillon të shtunën (04.11.23) nga ora 22:00, e vazhdon deri në orët e mëngjesit të së dielës, me artistët më të kërkuar të industrisë ndërkombëtare, siç janë Quest, Gabbs, Studio17 dhe Dajku Twins si dhe artisti i mirënjohur lokal, Pumio Space. Biletat për Rave Festival i gjeni me çmim promocional në rave-travel.com