– Më 2 nëntor, të vitit 1985, kënga ‘Part-time Lover’ e interpretuar nga Stevie Wonder, u pozicionua e para në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’.
– Në këtë datë, të vitit 1967, rock bendi The Beatles, përfunduan regjistrimin e këngës së tyre të titulluar “Hello Goodbye” .
– Ishte data 2 nëntor, e vitit 1993, kur këngëtarja dhe kantautorja britanike, Kate Bush publikoi albumin e saj të shtatë të incizuar në studio, të cilin e titulloi ‘The Red Shoes’. Ky ishte edhe albumi i fundit i Bush, përpara një pauze 12-vjeçare nga muzika.