“Të kujdesesh për veten nuk është dobësi, as të flasësh për emocionet nuk është shenjë e mungesës së forcës”, ky është një nga mesazhet kryesore që përcjell ‘Dita Ndërkombëtare e Burrave’, e cila shënohet çdo vit më 19 nëntor, duke vënë në fokus shëndetin, mirëqenien dhe rolin e burrave në shoqëri. Përtej kontributit të tyre në familje, komunitet dhe jetën profesionale, kjo ditë synon të tërheqë vëmendjen edhe te sfidat me të cilat përballen shumë burra, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin fizik dhe mendor. Shpesh, frika nga paragjykimet apo presioni i shoqërisë, i pengon ata të flasin hapur për shqetësimet e tyre dhe të kërkojnë ndihmë profesionale.
Njëkohësisht, kjo ditë rikujton rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore, aktivitetit fizik, ushqyerjes së shëndetshme dhe kujdesit për shëndetin emocional. Të shprehësh ndjenjat, të pranosh se ke nevojë për mbështetje dhe të kërkosh ndihmë janë hapa të rëndësishëm drejt një jete më të shëndetshme. ‘Dita Ndërkombëtare e Burrave’ shërben si gjithashtu si një thirrje për më shumë respekt, barazi dhe marrëdhënie të shëndetshme, duke nxitur një shoqëri ku askush nuk duhet të ndihet i gjykuar për mënyrën se si përjeton emocionet apo për sfidat me të cilat përballet.
Sepse forca nuk matet me heshtjen apo fshehjen e problemeve, por edhe me guximin për t’u kujdesur për veten dhe për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme.







