Teknologjia po ndryshon mënyrën se si jetojmë dhe një ndër risitë që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje është koncepti i shtëpisë inteligjente, i njohur si Smart Home. Në kuadër të kësaj dite, vëmendja i kushtohet pajisjeve dhe sistemeve teknologjike që e bëjnë jetën e përditshme më të lehtë, më të sigurt dhe më efikase.
Përmes telefonit apo komandave zanore, sot mund të kontrollojmë ndriçimin, ngrohjen, kamerat e sigurisë, pajisjet elektro-shtëpiake dhe shumë funksione të tjera të shtëpisë.
Këto zgjidhje jo vetëm që ofrojnë më shumë rehati, por ndihmojnë edhe në kursimin e energjisë elektrike dhe menaxhimin më të mirë të kohës.
Smart Home Day apo Dita e Shtëpisë Inteligjente e cila shënohet sot, na kujton se shtëpia e së ardhmes nuk është më vetëm një ide fantastiko-shkencore, por një realitet që po bëhet pjesë e përditshmërisë sonë. Një hap drejt një mënyre jetese më moderne, ku teknologjia punon për ne.







