– Më 9 nëntor, të vitit 1977, kënga “I Feel Love” e interpretuar nga Donna Summer u certifikua ‘Gold’ (E artë) nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA), pasi arriti shitje marramendëse dhe meritoi këtë vlerësim.
– Në po këtë datë, të vitit 2014, One Direction ishin ndër fituesit më të mëdhenj të MTV Europe Music Awards, ceremoni kjo e mbajtur në Glasgow të Skocisë. Grupi fitoi tri çmime kryesore, përfshirë çmimin për Artistët më të Mirë Pop, Artistët më të Mirë Live dhe Fansat më të Mirë.
– Në këtë datë, të vitit 1973, Billy Joel publikoi studio albumin e tij të dytë, të titulluar ‘Piano Man’. Për këtë këngë, Billy u frymëzua nga përvojat e tij si pianist në një bar në Los Angeles dhe ‘Piano Man’ u bë hiti i tij i parë që arriti të klasifikohet në vendin e 25-të në Billboard Hot 100 në SHBA.







