– Sot, me 7 nëntor, feston ditëlindjen DJ francez me famë botërore, David Guetta. Ai ka lindur në vitin 1967 dhe është krijues i shumë hit këngëve, që janë shpërblyer me çmime prestigjioze, si: ‘When Love Takes Over’, ‘Sexy Chick’, ‘Titanium’, ‘Don’t Leave Me Alone’, ‘Baby Don’t Hurt Me’, etj.
– Me 7 nëntor, të vitit 1951, këngëtari Frank Sinatra u martua me gruan e tij të dytë, aktoren Ava Gardner. Martesa e tyre zgjati 6 vjet.
– Në po këtë datë, të vitit 1975, Elton John nisi një qëndrim tre-javor në vendin e parë të klasifikimit amerikan të albumeve me ‘Rock of the Westies’. Ky ishte albumi i tij i shtatë me radhë që arriti të klasifikohet në vendin e parë në top listën Billboard, në SHBA.







