– Më 6 nëntor, të vitit 1965, The Rolling Stones nisën një qëndrim dyjavor në vendin e parë në top listën muzikore amerikane Billboard, me këngën “Get Off of My Cloud”. Kjo ishte kënga e tyre e dytë, që kryesoi klasifikimin Billboard.
– Në po këtë datë, të vitit 1990, Madonna publikoi këngën “Justify My Love”, ndërsa video klipi shkaktoi polemika për shkak të përmbajtjes së hapur seksuale dhe erotike. MTV e ndaloi transmetimin e video-klipit, gjë që rriti edhe më shumë vëmendjen ndaj këngës, e cila u bë hiti i nëntë i Madonës, që arriti të klasifikohet në pozitën e parë në Billboard.
– Në këtë datë, të vitit 2020, System of a Down publikuan dy këngë, “Protect the Land” dhe “Genocidal Humanoidz”. Këto ishin këngët e para të reja të grupit që nga albumi ‘Hypnotize’, i publikuar në vitin 2005.







