– Më 4 nëntor, të vitit 1989, Roxette arritën në vendin e parë të klasifikimit amerikan Billboard Hot 100, me këngën “Listen to Your Heart”. Kjo ishte kënga e tyre e dytë që kryesoi klasifikimin amerikan.
– Në po këtë datë, të vitit 1984, Prince mbajti koncertin e parë nga shtatë netët e planifikuara në Joe Louis Arena në Detroit, duke nisur turneun e tij ‘Purple Rain’ në Amerikën e Veriut. Ky koncert shënoi edhe debutimin live të grupit të tij të ri, The Revolution.
– Në këtë datë, të vitit 1996, Spice Girls publikuan studio albumin e tyre debutues në Mbretërinë e Bashkuar, të titulluar ‘Spice’. Albumi përfshin këngët “Wannabe”, “Say You’ll Be There”, “2 Become 1”, “Mama” dhe “Who Do You Think You Are”.







