– Më 1 nëntor, të vitit 1994 Mariah Carey publikoi albumin e saj të famshëm të Krishtlindjeve, të titulluar ‘Merry Christmas’. Deri në fund të vitit, albumi ishte shitur në më shumë se 3 milionë kopje në SHBA, duke u shndërruar në një nga albumet më të suksesshme dhe më të dashura të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave.
– Në të njëjtën datë, të vitit 1969, kënga “Suspicious Minds” nga Elvis Presley, arriti në pozitën numër 1, të top listës Billboard Hot 100, në SHBA. Kjo këngë shënoi hitin e 18‑të dhe të fundit që ishte në krye të top listës, gjatë jetës së Elvis Presley‑t.
– Më 1 nëntor, por të vitit 1968, George Harrison u bë muzikanti i parë i Beatles që publikoi një solo album, të cilin e titulloi ‘Wonderwall Music’.







