Sot në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë, u mbajt Ceremonia e ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO. Gjeneralmajor Roberto Vergori mori zyrtarisht komandën e misionit të KFOR-it, duke pasuar gjeneralmajorin Özkan Ulutaş. Ceremonia u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të lartë civilë, ushtarakë dhe diplomatikë nga vende të ndryshme të botës.
Me këtë rast, u ritheksua përkushtimi i vazhdueshëm i KFOR-it për përmbushjen e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999. Misioni mbetet i përkushtuar për të kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.







