Edicioni i ri i UEFA Nations League nis më 24 shtator, ndërsa Kosova do të garojë në Ligën B, në Grupin 3, së bashku me Republikën e Irlandës, Austrinë dhe Izraelin.
Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë më 24 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të përballen me Republikën e Irlandës. Tri ditë më vonë, më 27 shtator, Kosova udhëton drejt Vjenës për t’u përballur me Austrinë.
Ndeshja e tretë është planifikuar për 1 tetor, në udhëtim ndaj Izraelit, ndërsa cikli i parë i takimeve do të mbyllet më 5 tetor në Prishtinë, me përballjen ndaj Austrisë. Faza e ligës në Nations League zhvillohet nga shtatori deri në nëntor. Për Kosovën, objektivi është një paraqitje sa më e mirë në grup dhe sigurimi i një pozite që mund t’i hapë rrugë promovimit ose një mundësie përmes play-offit.







