– Më 23 shtator të vitit 2001, Kylie Minogue kryesoi top-listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me hitin e saj “Can’t Get You Out of My Head”.
– Në po të njëjtën datë, por të vitit 1980, Bob Marley zhvilloi shfaqjen e tij të fundit në Teatrin Stanley, në Pittsburgh. Dy ditë para koncertit, Marley ishte rrëzuar në Central Park të Nju Jorkut, teksa po vraponte.
– Më 23 shtator të vitit 2008, bendi i famshëm Guns N’ Roses u certifikua me vlerësimin multi-platinum për albumin e tyre ‘Appetite for Destruction’. Vetëm në SHBA, bendi kishte shitur mbi 18 milionë kopje të albumit. Ky ishte edhe albumi më i shitur i zhanrit rok nga Guns N’ Roses në Amerikë.







