Mediumi prestigjioz The Athletic, ka publikuar top 10-shen e lojtarëve me shanset më të mëdha për ta fituar çmimin dhe në krye të kësaj liste është Harry Kane. Sulmuesi i Bayern Munichut pasohet nga shoku i skuadrës Michael Olise, ndërsa në vendin e tretë renditet Rodri i Barcelonës.
Në dhjetëshen e parë janë edhe Kylian Mbappe, Erling Haaland, Khvicha Kvaratskhelia, Lamine Yamal, Luis Diaz, Jude Bellingham dhe Lionel Messi. Bayern ka gjithsej katër të nominuar në këtë garë.
“Topi i Artë” u jepet lojtarëve më të mirë meshkuj dhe femra të sezonit 2025-2026, duke marrë parasysh të gjitha garat kombëtare dhe ndërkombëtare, si për klubet ashtu edhe për ekipet kombëtare, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe për meshkujt Kupën e Botës.
Fituesi i Topit të Artë 2026, do të mësohet më 26 tetor, në Londër.
Po ju, kujt do t’ia jepnit Topin e Artë?







