– Sot, më 11 shtator, feston ditëlindjen DJ, kompozitori dhe njëherit producenti norvegjez Kygo, emri i vërtetë i të cilit është Kyrre Gørvell-Dahll.
– Më 11 shtator të vitit 1973, Bruce Springsteen publikoi albumin e tij të dytë, të titulluar “The Wild, the Innocent and the E Street Shuffle”.
– Në këtë datë, të vitit 1993, këngëtarja Mariah Carey qëndroi për tetë javë në top-listat e këngëve më të mira në SHBA dhe në Britani, me këngën e saj ‘Dreamlover’.
– Më 11 shtator të vitit 1967, kënga e Beatles ‘All You Need Is Love’ arriti shitjet prej një milion kopjesh.
– Në këtë datë, por të vitit 1965, The Beatles nisën një qëndrim nëntë-javor në vendin e parë të tabelës së albumeve më të dëgjuara në SHBA, me albumin ‘Help’.







