– Më 24 shtator të vitit 2000, këngëtarja Madonna qëndroi për dy javë në pozitën e parë të listave të albumeve më të mira në Amerikë dhe Angli, me studio albumin e saj të shtatë, të titulluar ‘Music’.
– Më 24 shtator të vitit 1991, bendi i famshëm Nirvana publikuan albumin ‘Nevermind’. Albumi ishte një sukses masiv, me shitje të shumta në mbarë botën, duke u bërë edhe albumi më i famshëm i grupit. Ai përmbante edhe mega-hitin e tyre të titulluar ‘Smells Like Teen Spirit’.
– Në këtë datë, të vitit 2012, folk/rok bendi britanik Mumford & Sons publikuan studio albumin e tyre të dytë, të titulluar ‘Babel’. Albumi u klasifikua në vendin e parë në Britani, por edhe në ‘Billboard Hot 200’, në SHBA.







